
“Libertad Ventures”, fondi teknologjik i Mossad investon në startupet izraelite
Fondi i inovacionit teknologjik i themeluar nga Mossad, Libertad Ventures, ka përfunduar raundin e parë të financimit në kompanitë e startup izraelite. Libertad nuk i zbuloi emrat e kompanive në portofolin e tij

Fondi i inovacionit teknologjik i themeluar nga Mossad, “Libertad Ventures”, ka investuar në kompanitë startup izraelite. Libertad nuk i zbuloi emrat e kompanive në portofolin e tij. Lajmi jepet nga portali ekonomik izraelit, Calalistech.com.
Libertad u krijua në 2017 me qëllim të rritjes së bazës së njohurive të agjencisë së inteligjencës izraelite dhe nxitjen e bashkëpunimit me skenën vibruese të Izraelit. Mossad modeloi fondin e saj pas In-Q-Tel të CIA-s, një firmë amerikane të kapitaleve që investon në kompani të teknologjisë me qëllim të mbajtjes së agjencive të zbulimit të SHBA të pajisura me teknologji inovative.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Në thirrjen e parë për propozime, botuar qershorin e kaluar, fondi Libertad u fokusua në pesë fusha: robotikë, energji, enkriptim, inteligjencë në internet dhe përpunim të gjuhës natyrale dhe analizë të tekstit. Në atë kohë, u tha se fondi do të ofrojë NIS 10 milion shekel(2.9 milion dollarë) në vit për pesë kompani. Çdo startup është i pranueshëm për deri në NIS 2 milion (580,000 dollarë), megjithëse mund të bëhen përjashtime. Libertad nuk merr kapitale në këmbim të financimit të tij.
Ish-shefi i Mossadit, Yossi Cohen, tha në një deklaratë se Izraeli ofron teknologji novatore që do të zgjerojnë aftësitë e Mossadit dhe do ta pozicionojë atë në një vend më të mirë kur bëhet fjalë për përballjen me sfidat e ardhshme. “Partneriteti i Mosadit me kompanitë civile është i shkëlqyeshëm, – shtoi ai, – dhe agjencia do të vazhdojë ta forcojë atë”.
Mossad është emri i shkurtuar i “HaMossad leModi’in uleTafkidim Meyuhadim” (Instituti i Intelegjencës dhe Operacioneve Speciale). Ai është agjencia e shërbimit kombëtar inteligjent të Izraelit. Është një nga njësitë inteligjentë që veprojnë në Izrael, përkrah Aman (Shërbimi Inteligjent Ushtarak) dhe Shin Bet (Shërbimi për Sigurinë e Brendshme. Mossad është themeluar, më 13 dhjetor 1949.
Startupet e zgjedhura nga Libertad do të zhvillojnë projektet e tyre gjatë 2018-2019. Mossad do të marrë një licencë për të përdorur pronën intelektuale të zhvilluar, por marrëveshja është jo-ekskluzive. Mossad nuk do të mbajë asnjë të drejtë për pronën intelektuale të zhvilluar pas përfundimit të projektit.
Libertad ka ndërmend të shpallë zhvillime të mëtejshme në muajt e ardhshëm dhe gjithashtu të publikojë një thirrje të dytë për propozime.