Teknikat e Mossadit, ja si nxënësja 12-vjeçare rrezoi për tokë agresorin me Krav Maga
Krav Maga, që do të thotë luftim përmes kontakteve në hebraisht,është një teknikë vetëmbrojtje e zhvilluar nga ushtria izraelite dhe e përdorur nga shërbimi sekret izraelit, Mossad. Krav Maga kombinon teknika të huazuara nga boksi, mai-tai, xhudo dhe mundje, të shoqëruara këto me dyluftimet trupore.
Një nxënëse 12-vjeçare nga shkolla Hampstead në Angli goditi me bërryl sulmuesin e saj dhe rrëzoi atë në tokë, duke përdorur teknikat e zhvilluara nga ushtria izraelite.
Ajo u sulmua nga pas në errësirë në Frognal, gjatë rrugës për në shtëpi menjëherë sapo kthehej nga një kurs Krav Maga në qendrën e e komunitetit hebre në qytetin e saj. Vogëlushja merrte mësime mbrojtje prej një viti. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2015.
Mësuesja e saj, Sarah Brendlor, nga qëndra Krav Maga në Londër, u shpreh për mediet britanike. “Unë jam shumë krenare për të. Ajo gjithmonë ka punuar fort gjatë seancave stërvitore. Ajo është e guximshme dhe reagoi në mënyrë perfekte ndaj sulmit të papritur dhe të rrezikshëm”.
Pas rrëzoi në tokë agresorin e saj, vajza vrapoi dhe thirri të ëmën e saj.
Krav Maga, që do të thotë luftim përmes kontakteve në hebraisht,është një teknikë vetëmbrojtje e zhvilluar nga ushtria izraelite dhe e përdorur nga shërbimi sekret izraelit, Mosad.
Krav Maga kombinon teknika të huazuara nga boksi, mai-tai, xhudo dhe mundje, të shoqëruara këto me dyluftimet trupore.