Në botën e letërsisë ka tabu, por jo për gjenialët

Terry Carlbom, studiues, filozof, Sekretar i përgjithshëm i PEN International ( 1998 -2004) , një prej intelektualëve më të rëndësishëm të Europës, mbërriti nga Suedia në Shqipëri, për të takuar Kadarenë në Tiranë.

Terry Carlboom, stdiues, filozof, Sekretar i përgjithshëm i PEN International ( 1998 -2004), Entela Kasi dhe shkrimtari Ismail Kadare. Foto: Çerçiz Loloçi, Alb-spirit.com

Nga Entela Kasi

Letërsia është mesazh hyjnor – Kadare

Ende edhe sot bota ndërkombëtare e letrave ka tabutë e saj, të cilat mund të shtjellohen vetëm nga gjenialët. Shekspiri shkroi për dilemat e mëdha ekzistenciale të qenies sonë si njerëz dje dhe sot, për përbindëshat e demonët që deformojnë ndërgjegjet tona, të cilët tragjedia mund t’i çlirojë me katarsin.

Gjithmonë në takime mes shkrimtarëve të përmasave botërore, si Kadare me mendimtarë, studiues seriozë të çështjeve të letërsisë dhe arteve, filozofë të kohëve që jetojmë, koha në vetvete si element nuk mjafton për të shtjelluar çështjet madhore të letërsisë së shkëlqyer nga antikiteti në ditët tona. Terry Carlbom, studiues, filozof, Sekretar i Përgjithshëm i PEN International (1998 -2004), një prej intelektualëve më të rëndësishëm të Europës, mbërriti nga Suedia në Shqipëri, për të takuar Kadarenë në Tiranë.

Terry Carlbom, sutdiues, filozof, Sekretar i përgjithshëm i PEN International ( 1998 -2004), Entela Kasi dhe shkrimtari Ismail Kadare. Foto: Çerçiz Loloçi, Alb-spirit.com

Kadare, për herë të parë shtjelloi një tezë mbi letërsinë e madhe, mbi Shekspirianizmin, e cila ende mbetet një tabu në botën e sotme. Pushkini dhe Nikolaj Gogol, të letërsisë së madhe ruse ishin Shekspirianë në veprat e tyre letrare, ndërsa Tolstoi i dha argumente letërsisë për proletariatin skllav të revolucionit, duke e zbritur letërsinë tek masat. Ndërsa letërsia është mesazh hyjnor.

Tolstoi ka një libër të tërë përçmues për krijimtarinë e Shekspirit. Kjo mësymje ndaj vlerave të patjetërsueshme nga shekujt të Shekspirit është marrë si një trill xhelozie i shkrimtarit Leon Tolstoi ndaj një titani të letrave si Shekspiri. Në të vërtetë ka diçka më ogurzezë, më të mbrapshtë. Libri i Tolstoit kundër Shekspirit fsheh një tentativë për letërsinë me program, për letërsinë me mision, me teza për t’u shërbyer filozofive, shtresave, masave, popullit etj. Para tij Pushkini dhe N. Gogoli ishin shekspirianë në konceptet e praktikat krijuese. Gogoli nga presioni i rrymës kundëreuropiane ndaj tij, si shkrimtar bëri vetëvrasje, dogji veprën, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekura”, u thye, ra në depresion.
Libri i Tolstoit kundër Shekspirit u dha teza komunistëve si Lenini, u dha teza teorikëve të real-socializmit për letërsinë proletare etj. Tolstoi dha një libër që solli regres në mendimin dhe praktikën krijuese. Kjo tabu nuk preket edhe sot.
Foto: Çerçiz Loloçi, Alb-spirit.com

 

Carlbom dhe Kadare, në bisedën për letërsinë dhe artet, do të mbeten një prej ngjarjeve më të bukura të Tiranës të kësaj pranvere, për të cilën koha do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme deri ditën kur Kadare të na sjellë një tjetër sprovë letrare, e cila do të ketë si kumt Shekspirianët. Një tabu së cilës mund t’i afrohen vetëm gjenialët, e në këtë rast Kadare.

Terry Carlbom, me elegancën tipike trashëguar kjo prej origjinës së tij londineze, e njëkohësisht me qetësinë e kthjellët intelektuale të mjeshtrit të filozofisë skandinave i shprehu Kadaresë mirënjohjen më të thellë jo vetëm për kohën të cilën ndanë së bashku në Tiranë, por për mesazhet e ndritura të letërsisë të cilat Kadare me gjenialitetin e tij ka pasur aftësinë për t’i përcjellë njerëzimit, ku letërsia dhe artet mbeten një pasuri e çmuar për trashëgiminë shpirtërore të botës në të gjitha kohët, pavarësisht kufijve dhe kufizimeve.

Poeti dhe shkrimtari i njohur, Sadik Bejko. Foto: Çerçiz Loloçi, Alb-spirit.com

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit