India blen 100 raketa “SPICE” nga Izraeli, marrëveshja 30 milionë dollarë
Sistemi “SPICE” konsiderohet veçanërisht i avancuar dhe inovativ dhe është projektuar për raketa ajri në tokë që peshojnë 900 kilogramë
Forca Ajrore Indiane (The Indian Air Force) është duke kërkuar urgjentisht më shumë se 100 raketa të avancuara “SPICE” (Smart Precise Impact Cost Effective) dhe 2000 të tjera nga kompania ushtarake izraelite e prodhimeve elektronike, Rafael Advanced Defense Systems Ltd. për rreth 30 milionë dollarë, raporton media indiane. Vetë Rafael nuk pranoi të komentonte mbi raportet, shkruan gazeta izraelite “Globes”.
Sistemi “SPICE” është një kit i orientuar nga elektro-optika / GPS për konvertimin e bombave të pa drejtuara nga ajri në bomba të drejtuara me saktësi. Konsiderohet veçanërisht avancuar dhe inovative dhe është projektuar për raketa ajri në tokë që peshojnë 900 kilogramë. Sistemi përdoret nga Forca Ajrore e Izraelit dhe është pagëzuar “gurë breshëri çeliku”.