Sensor te këpucët e lojtarëve, Startapi izraelit PlayerMaker po revolucionarizon botën e futbollit
Startapi ka zhvilluar një sensor të lëvizshëm që mund të vendoset te këpucët e të gjithë lojtarëve dhe të japë të dhëna të rëndësishme në ndërveprimin e lojtarit me topin si dhe me lojtarë të tjerë.
Startapi Izraelito-britanik, PlayerMaker, mund të revolucionarizojë futbollin profesionist!
Startapi ka zhvilluar një sensor të lëvizshëm që mund të vendoset te këpucët e të gjithë lojtarëve dhe të japë të dhëna të rëndësishme në ndërveprimin e lojtarit me topin si dhe me lojtarë të tjerë.
Sensorët ia transmetojnë të dhënat një paneli menaxhues, me të cilat trajnerët kanë në dorë informacione të paprecedentë teknike dhe taktike të performancës, së bashku me analizat fiziologjike për secilin lojtar.
Sensorët e PlayerMaker kanë një sërë akseleratorësh dhe aksesorë të tjerë, të cilat mbledhin sasi të madhe të të dhënave gjeometrike dhe mekanike të gjeneruara nga këmbët e djathtë dhe të majtë të lojtarëve.
Algoritmet që ka PlayerMaker të aftë të llogarisin kohën kur lojtarët marrin një top, sa kohë e mbajnë atë, efikasitetin e kalimeve ose goditjeve të topit, dobësitë dhe forcat e tyre të këmbës së majtë dhe të djathtë, efektet e lodhjes së lojtarëve dhe kur pikërisht kjo lodhje fillon të shfaqet tek ata, etj.
Këto të dhëna, nga ana tjetër, përkthehen në një modulim të trajnimit të personalizuar, kështu që trajneri mund të marrë dhe vendimin më të mirë strategjik.
Edhe pse ende në mënyrë testimi, PlayerMaker ka ngjallur tashmë një interes të konsiderueshëm në mesin e klubeve të futbollit të Premier League dhe aktualisht po përdoret nga akademitë e nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan portali Siliconëadi.uk, i specializuar në risitë që sjellin startupet izraelite.