
Avionët pa pilot, Izraeli marrëveshje shitje 180 mln dollarë me Filipinet
Marrëveshja parashikon furnizimin e llojeve të ndryshme të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në njësitë ushtarake të Filipineve.

Kompania ushtarake izraelite e prodhimeve elektronike, Elbit Systems Ltd, është duke mbyllur një marrëveshje prej 180 milionë dollarësh me ushtrinë e Filipineve, informon gazeta “Globes”.
Marrëveshja parashikon furnizimin e llojeve të ndryshme të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në njësitë ushtarake të Filipineve.
UAV-et e përfshirë janë të mëdha: Hermes 900 dhe Hermes 450 për misionet me rreze të gjatë. Këto UAV janë të aftë të fluturojnë për shumë orë. Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me ushtrinë e Filipineve me Skylark 1 dhe Skylark 3 UAVS taktike të dizajnuara kryesisht për përdorim nga njësitë fushore për vëzhgimin në kohë reale dhe misionet e grumbullimit të informacionit.