Kur moda italiane takohet me teknologjinë izraelite
Kompania italiane XYZBag shpreson të ofrojë produkte 3D me ndihmën e teknologjisë izraelite
Dëshironi të rifreskoni veshjet tuaja? Të vizatoni çantën që ju pëlqen. Kjo është pikërisht ajo që XYZBag shpreson të ofrojë, me ndihmën e teknologjisë izraelite: çanta të prodhuara nga vetë ju në 3D.
“XYZBag eksploron fuqinë e teknologjisë 3D, duke forcuar veçantinë e personit sipas shijeve të tij”, tha Annalisa Nicola në Samitin Global të Investitorëve OurCrowd në Jerusalem.
XYZBag ishte një nga gjashtë startupet e teknologjisë italiane që ishte e pranishme në Izrael në konferencën më të madhe vjetore të investitorëve në botë: OurCrowd. Samiti tërhoqi 10,000 njerëz nga 90 vende, duke përfshirë 1,000 startup dhe 500 shumëkombëshe.
“Në këtë industri të modës, shpresojmë të sjellim së bashku ekselencën italiane me teknologjinë izraelite”, citohet ambasadori i Italisë në Izrael, Gianluigi Benedetti nga Siliconwadi.it.
Andrea Carpineti, Drejtor i Përgjithshëm i Design Italian Shoes, kohët e fundit vizitoi Izraelin për të gjetur një strategjist të inteligjencës artificiale izraelite, i cili mund të ndihmojë Design Italian Shoes.