Mobileye, teknologjia izraelite në 8 milionë makina autonome
Mobileye, kompania izraelite teknologjike e makinave autonome, pjesë e gjigantit amerikan Intel Corp., ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar me sistemet e saj të avancuara (Advanced Driver-Assistance Systems – ADAS) tetë milionë makina të prodhuara nga një prodhues automjetesh evropian.

Mobileye u ble vitin e kaluar nga Intel Corp për një shumë 15.3 miliardë dollarë dhe po drejton futjen e Intel në sektorin e automjeteve autonome.
Mobileye është një zhvillues i çipsave për kamerat e makinave dhe karakteristikat e asistencës së shoferit. Në muajin janar, Intel dhe Mobileye zbuluan makinën e tyre të parë autonome, të pajisur me 12 kamera dhe sensorë që i mundësojnë veturave të navigojnë në trafik duke i siguruar makinës fusha të ndryshme të shikimit.
Mobileye po punon me prodhues të mëdhenj makinash si General Motors, Nissan, Audi, BMW, Honda, Fiat Chrysler dhe Nio e Kinës, për të furnizuar ato me teknologjitë e nivelit 3 deri vitin e ardhshëm.