Studiuesit izraelitë shpikin metodën për të riprodhuar “mikro-trurin”
Studiuesit në Institutin Shkencor Weizmann studiojnë procesin e formimit të rrudhave dhe lidhjen e tyre me sëmundje të caktuara.
Studiuesit izraelitë në Institutin Shkencor Weizmann kanë shpikur një metodë për të riprodhuar “mikro-trurin”, me qëllim që të studiojnë mekanizmat që nënvizojnë procesin e formimit të rrudhave dhe lidhjen e tyre me sëmundje të caktuara.
Shumica e trurit të të sapolindurve, në kohën e lindjes, duket e rrudhur si arrëe, në disa fëmijë duket si një “tabula rasa”. Ky defekt i trurit quhet sindromi i “trurit të qetë” ose “lysencephaly”, dhe sjell mangësi të mëdha zhvillimore dhe ka reduktuar dukshëm jetëgjatësinë.
Qelizat e mikro-trurit janë marrë nga qelizat burimore embrionale, të ashtuquajtura organoidet, dhe janë rritur në laborator.
Ideja e kultivimit të organoideve vjen nga Profesoresha Orly Reiner dhe ekipi i saj nga Departamenti i Gjenetikës Molekulare të Institutit Shkencor Weizmann, të cilët janë të angazhuar, së bashku me laboratorë të tjerë, për të thelluar studimin e zhvillimit të trurit.
Dr.Karzbrun ka zhvilluar një metodë inovative që lejon ndjekjen e procesit të rritjes së ‘organoideve’ në kohë reale.