Nipi Zach Gershman: Norman ra në dashuri me Shqipërinë dhe “Besën” shqiptare
Zach Gershman, nipi i producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, tha për gazetën online “Izraeli Sot”, se gjyshi i tij “ra në dashuri më Shqipërinë dhe shqiptarët”, qysh në momentin e parë ku ai dëgjoi për historitë e pabesueshme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.
Zach Gershman, nipi i producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, tha për gazetën online “Izraeli Sot”, se gjyshi i tij “ra në dashuri më Shqipërinë dhe shqiptarët”, qysh në momentin e parë ku ai dëgjoi për historitë e pabesueshme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. Norman Gershman ndërroi jetë më 10 qershor.
“Puna e Norman në Shqipëri përcakton trashëgiminë e tij. Ai me të vërtetë besonte se njerëzimi ynë, të gjithë ne, do të triumfonim mbi fanatizmin dhe urrejtjen. “Besa” ilustron këtë besim. “Njerëzit e Drejtë” (titull që jepet nga Yad Vashem) që ai ka fotografuar në Shqipëri, dhe historitë e tyre, jetojnë tek ekspozita ‘Norman’ dhe në zemrat tona”, tha Zach për “Izraeli Sot” në një komunikim nga Shtetet e Bashkuara.
Norman Gershman është autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, përmes të cilit bota njohu kontributin e madh të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Norman Gershman kishte vizituar Muzeun e Holokaustit në Uashington dhe kishte vënë re një hapësirë të vogël të bardhë në hartën e Evropës, ku dukej se hebrenjtë nuk ishin persekutuar.
I magjepsur nga kjo histori, Gershman erdhi në Tiranë për të dokumentuar historinë e patreguar të burrave dhe grave që kishin shpëtuar jetët e pothuajse 2,000 hebrenjve të cilët kishin mbërritur në Shqipëri gjatë luftës për t’i shpëtuar persekutimit.
“Norman me të vërtetë e ndryshoi botën. Jeta dhe puna e tij preku mijëra, dhe madje edhe në miratimin e tij, unë ende po zbuloj ndikimin që kishte. Ai gjithmonë e pa të mirën në gjithçka dhe kërkoi të ndriçonte atë mirësi të lindur përmes fotografisë së tij. Ai bëri shenjën e tij në botë, në miqtë dhe familjen e tij, dhe në nipin e tij më të madh. Ne do ta ndjejmë mungesën e tij”, theksoi Zach Norman.
Norman Gershman erdhi në Shqipëri dhe u ndihmua maksimalisht nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof.Dr. Pertit Zorba dhe ish-Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri (në atë kohë), Dr. Bardhyl Canaj, aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Izrael.