Bebëzja sintetike e syrit nga CorNeat, lajmi i mirë për 30 mln të verbër
Lajm i mirë për rreth 30 milionë pacientë të verbër apo kanë dëmtime me shikimin. Startupi izraelit, CorNeat, e specializuar në projektimin e pajisjeve mjekësore të syrit, ka prezantuar CorNeat K-Pro, një bebe sintetike në gjendje të integrojë teknologjinë optike artificiale në indet qelizore.
Lajm i mirë për rreth 30 milionë pacientë të verbër apo kanë dëmtime me shikimin.
Startupi izraelit, CorNeat, e specializuar në projektimin e pajisjeve mjekësore të syrit, ka prezantuar CorNeat K-Pro, një bebe sintetike në gjendje të integrojë teknologjinë optike artificiale në indet qelizore.
Impianti integrohet me një teknikë të sofistikuar të inxhinieres së nanoteknologjisë që stimulon rritjen e qelizave.
Ky zhvillim hap portat e shpresës për miliona persona të verbër dhe që kanë probleme me shikimin për shkak të sëmundjeve të ndryshme të bebes.
Çdo vit ka 2 milionë raste të reja, shkruan Siliconwadi.it.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja e bebes është shkaku i dytë kryesor i verbërisë në botë, pas perdes së syrit.
Pas kaloi me sukses testet te kafshët dhe ka marrë aprovimin e Zyrës Europiane të Pajisjeve Mjekësore, kompania do të realizojë impiantet e para njerëzore në Izrael në mesin e vitit 2018. Ndërhyrja kirurgjikale zgjat vetëm 30 minuta.