Videoreklamat që mundësojnë fitimin në internet, izraelitja Anyclip sjell platformën e re
Anyclip Ltd, kompania izraelite e videove që mundësojnë “monetizimin” e tyre apo fitimet nga videoreklamat, ka lëshuar një platformë të re përmbajtje të bazuar në inteligjencën artificiale.
Anyclip Ltd, kompania izraelite e videove që mundësojnë “monetizimin” e tyre apo fitimet nga videoreklamat, ka lëshuar një platformë të re përmbajtje të bazuar në inteligjencën artificiale.
Platforma, sipas drejtuese të kompanisë me qendër në Tel Aviv dhe zyra në Nju Jork, u ofron mundësi publikuesve në faqet e internetit dhe reklamuesve të përcaktojnë targetin se kujt duhet t’u shfaqen reklamat sipas brendeve, interesit dhe madje emocioneve të klientëve të mundshëm.
Anyclip bashkëpunon me agjenci dhe pronarë produktesh në fushat e sportit, lajmit dhe argëtimit, të tilla si Univers apo Reuters dhe ka një inventar videosh prej 600 mijë klipesh, me qindra të tillë që shtohen çdo ditë, shkruan portali izraelit, Calcalist.com.
Platforma e re përdor një motor analizues të përmbajtjes në kohë reale të quajtur Luminous, që analizon përmbajtjen e klipit, duke kategorizuar çdo segment në kategori të tilla ndjenjat (gëzimi apo surpriza), njerëzit e famshëm dhe markat.
Duke përdorur njohjen e imazhit, teknologjinë e njohjes së tekstit, motori identifikon dhe etiketon çdo aspekt të videos, qoftë vendndodhjen, gjininë dhe moshën e njerëzve të përfshirë, ose objektet e paraqitur, përfshirë makinat apo llojet e çantave, duke i etiketuar ato, sipas markës së tyre.