
AudioBurst, motori izraelit që bën kërkime audio në televizorët smart
Teknologjitë AudioBurst me qendër në Tel Aviv do të integrohen në produktet e Samsung, duke filluar me televizorët

Samsung ka investuar 4.6 milionë dollarë si pjesë e një partneriteti me AudioBurst Ltd., një startup me qendër në Tel Aviv që po zhvillon një motor kërkimi për përmbajtjen audio.
Si pjesë e partneritetit, teknologjia e AudioBurst do të integrohet në produktet e Samsung në një shkallë globale, duke filluar me televizorët e zgjuar të kompanisë.
E themeluar në vitin 2015, AudioBurst zhvillon teknologjitë e kërkimit të aktivizuara me zë me bazë inteligjencën artificiale, të aftë për të skanuar, etiketuar dhe indeksuar përmbajtjen audio.