
Teknologjia izraelite tani mund të zhbllokojë çdo telefon
Një kompani izraelite është në gjendje të zhbllokojë çdo telefon, duke e bërë më të lehtë për agjencitë e zbatimit të ligjit që të kenë akses në skedarët. “Cellebrite”, me qendër në Petah Tikva, e prezanton veten si një “lider global në tregun e inteligjencës digjitale”, duke ofruar shërbimet e tij për hetimin e zbatimit të ligjit, ushtarake dhe investigimit të korporatave.

Një kompani izraelite është në gjendje të zhbllokojë çdo telefon, duke e bërë më të lehtë për agjencitë e zbatimit të ligjit që të kenë akses në skedarët dhe duke detyruar që Apple të bëjë një përditësim të sigurisë.
“Cellebrite”, me qendër në Petah Tikva, e prezanton veten si një “lider global në tregun e inteligjencës digjitale”, duke ofruar shërbimet e tij për hetimin e zbatimit të ligjit, ushtarake dhe investigimit të korporatave.
Cellebrite, një degë e japonezes Sun Corporation nuk ka bërë një deklaratë zyrtare rreth aftësive të saj, por një burim i tha Forbes se, gjatë muajve të fundit, kompania ka zhvilluar mjete për t’u futur në iOS 11.

Cellebrite është e aftë të rikthejë të dhënat nga pajisjet e Apple dhe të sistemit të operimit iOS, përfshirë iPhone, iPad, iPad mini, iPad Pro dhe iPod touch, që operojnë me sistmet nga iOS 5 deri iOS 11, shkruan “Time of Israel”.
Teknologjia e kompanisë thuhet se u përdor për të zhbllokuar celularin e vrasësit Rizwan Farouk në ngjarjen e San Bernardinos në vitin 2016, pasi FBI-ja i kërkoi gjykatës të thërriste një seancë për të detyruar Apple ta zhbllokonte telefonin.
Në një postim të tij, Cellebrite pohon se teknologjia e saj mund të “përcaktojë ose çaktivizojë PIN-in, modelin, fjalëkalimet e ekranit ose fjalëkalimet ose në pajisjet e fundit të Apple iOS dhe Google.