Sir Winton, filantropi anglez që shpëtoi 669 fëmijë gjatë Holokaustit
Sir Nicholas Winton George, lindur Nicholas Wertheim (19 maj 1909- 1 maj 2015), është një filantrop anglez, i njohur si “Schindleri Britanik”. Midis viteve 1938 dhe 1939, Winton shpëtoi 669 fëmijë (kryesisht hebrenj) nga Çekosllovakia e pushtuar,duke organizuar udhëtimin e tyre me tren në Britani të Madhe dhe duke u siguruar atyre strehim. Shkruar nga Elida Buçpapaj – VOAL.ch
Sir Nicholas Winton George, lindur Nicholas Wertheim (19 maj 1909- 1 maj 2015), është një filantrop anglez, i njohur si “Schindleri Britanik”.
Midis viteve 1938 dhe 1939, Winton shpëtoi 669 fëmijë (kryesisht hebrenj) nga Çekosllovakia e pushtuar,duke organizuar udhëtimin e tyre me tren në Britani të Madhe dhe duke u siguruar atyre strehim. Gjithçka që kishte bërë kishte mbetur e panjohur deri kur një ditë, në vitin 1988, gruaja e tij Greta zbulon rastësisht një album ku jepeshin detajet për jetët e shpëtuara. 80 prej këtyre fëmijëve jetonin në Angli.
Në një program të BBC titulluar “That’s Life” po në vitin 1988, ku ishte i pranishëm edhe Nicholas Winton me të shoqen, ai pa patur kurrë farë dijenie, e gjen veten përpara një të papriture të jashtëzakonshme, të rrethuara nga burra e gra, të cilët ishin fëmijët që ai dikur kishte shpëtuar.
Bota zbuloi tek ai burrë heroin e vërtetë i cili e kishte mbajtur në zemrën e tij veprën e tij heroike. Tashmë fëmijët që ai kishte shpëtuar nga ferri nazist ishin burra e gra të rritur, gjyshe e gjyshër, por nuk e harronin kurrë se jetën ia dedikonin atij burri, që quhet Nicholas Winton.
Nicholas Winton ndërroi jetë, më 1 korrik 2015, në moshën 106-vjeçare.
Më 1 shtator 2009 një Tren special me emrin Treni Winton u nis nga stacioni i Pragës. Ai drejtohej nga një lokomotivë dhe vagona të përdorur në vitet ‘30 kur Winton i kishte organizuar udhëtimin nga nga Praga në Londër. Në bordin e trenit ishte Winton, tashmë 100 vjeçar dhe disa nga fëmijët, tashmë edhe ata të moshuar, që ai kishte shpëtuar 70 vjet më parë, më 3 shtatorin e vitit 1939.Në stacionin qendror të trenit në Pragë, me atë rast u inaguruar një memorial nga Flor Kent, që i dedikohet këtij burri. Është ky që jeni duke parë.
Winton është po ashtu tri herë kandidat për Nobelin e Paqes. /Elida Buçpapaj – VOAL.al/