Miriam Adelson: Shpresoj që të ketë një libër biblik “Libri i Trump”
Mega-donatorja republikane, pronare e gazetës “Israel Hayom” (Izraeli Sot) e krahason presidentin e SHBA-ve me ‘profetët e antikitetit’
JTA – Nuk është më lajm që Sheldon dhe Miriam Adelson janë tifozë të mëdhenj të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Mega-donatorët republikanë dhanë miliona në fushatën presidenciale të Trump në vitin 2016. Por, Miriam Adelson, mori një hap më tej të enjten.
Izraelito-amerikania e krahasoi presidentin me profetët biblikë, në një artikull në të cilin, ajo u pyet se, pse ai nuk kishte gëzuar përkrahje më të lartë mes hebrenjve amerikanë.
“Nuk ka patur asnjë rast (deri më tani, ende zgjedhjet e 2020) është një gjë e çuditshme që do të mendohet prej historianëve”, shkruante Adelsoni në një artikull për “Israel Hayom”, në të cilën ajo është botuese. “Dijetarët e Biblës pa dyshim do të kenë parasysh heronjtë, të urtët dhe profetët e antikitetit, të cilët u përpoqën në mënyrë të ngjashme nga njerëzit që erdhën për të ngritur.”
Adelson tha se, ajo dëshironte që do të kishte një libër biblik me emrin e Trump në të ardhmen.
“A do të ishte shumë për t’u lutur për një ditë kur Bibla të marrë një ‘Libër të Trumpit’, ashtu si ai ka një ‘Libër të Esterit’ që feston çlirimin e hebrenjve nga Persia e lashtë?”, pyeti Adelson.
Vitin e kaluar, Trump nderoi Adelson me origjinë izraelite me Medaljen Presidenciale të Lirisë, duke vënë në dukje karrierën e saj në mjekësi dhe filantropinë.