DASH: Izraeli, në krye të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore
Raporti i publikuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për vitin 2018, e rendit Izraelin për të tetin vit me radhë në krye të listës së shteteve, për luftimin e trafikut të qenieve njerëzore. Kjo “industri” kriminale gjeneron miliarda dollarë në vit.
Për të tetin vit me radhë, Izraeli është në krye të listës së shteteve, për luftimin e trafikut të qenieve njerëzore
Ky është vlerësimi në raportin e publikuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për vitin 2018, raport që publikohet rregullisht nga viti 2001.
Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen i rëndë në të gjithë botën. Besohet se miliona burra, gra dhe fëmijë lëvizin nga një vend në tjetrin, përgjithësisht nga vendet e varfra në drejtim të vendeve të pasura, me qëllim punën e zezë dhe industrinë e seksit.
Kjo “industri” kriminale gjeneron miliarda dollarë në vit. Në Izrael llogarit se gjeneron rreth 1 miliard dollarë në vit.
Sipas raportit, Izraeli ka marrë masa të forta në tri fusha kryesore: parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore, lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja e viktimave të krimit.
Drejtorja e Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë në Izrael, Emi Palmor, i cili kryeson edhe komitetin e drejtorëve të përgjithshëm për luftën kundër trafikimit njerëzor, citohet nga gazeta izraelite “Globes” : “Është një arsye e mirë se, përse Izraeli është në nivelin më të lartë në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, për të tetin vit rresht. Ne do ta luftojmë trafikimin e qenieve njerëzore në të gjitha format e tij në Izrael”.