Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin: Kënaqësi të prisja përralloren Jonida Maliqi!
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, priti në një darkë private, këngëtaren e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2019, që u zhvillua këtë vit në Tel Aviv, Izrael, nga 14-18 maj me këngën “Ktheju tokës”.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, priti në një darkë private, këngëtaren e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2019, që u zhvillua këtë vit në Tel Aviv, Izrael, nga 14-18 maj me këngën “Ktheju tokës”, ku ajo kaloi në finale.
“Kënaqësi të pres përralloren Jonida Maliqi, që këndoi me gjithë zemër duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti në Tel Aviv. Ktheju tokës. #Daretodream”, shkruan ambasadori Rodkin në një mesazh t tij në Tëitter.
?A pleasure hosting the fabulous Jonida Maliqi who sang her heart out representing ?? in this year’s @Eurovision in @TelAviv
Ktheju tokës#DareToDream #Eurovision pic.twitter.com/kDjfm9JuX9
— Boaz Rodkin (@AmbRodkin) July 5, 2019
Në darkën private ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadorja Liora Peleg, zëdhënësja e shtypit pranë ambasadës, Tatiana Gubera, si dhe drejtori për marrëdhëniet me jashtë në Radiotelevizionin Shqiptar, Kleart Duraj.
Edhe këngëtarja Jonida Maliqi bëri një postim në Instagram rreth kësaj darke private.
“E nderuar nga Ambasadori i Israelit dhe stafi i tij ne nje darke private. @boaz_rodkin”.
View this post on Instagram
E nderuar nga Ambasadori i Israelit dhe stafi i tij ne nje darke private. @boaz_rodkin