Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher-Kamm, takon Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova
Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë.
Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë.
Gjatë takimit, Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, z. Ruzhdi Shkodra e informoi Ambasadoren Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit Hebre, dhe njëkohësisht kërkoi që kursi i gjuhës hebraike të fillojë sërish në Kosovë.
Prishtina është e vetmja kryeqendër pa Sinagogë me këtë rast Kryetari z. Shkodra kërkoj që sa më parë të vendoset gurëthemeli i Sinagogës në Prishtinë.
I pranishëm ishte z. Nesim Konforti anëtar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova që rrjedhë nga familja më e madhe Hebreje në Prishtinë.
Ambasadorja znj. Fisher Kamm falenderoj z. Shkodra për pritje, ku ajo tha se ndihet si në shtëpinë e saj në zyrën e Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova.