Zv.ambasadorja e Izraelit, Liora Peleg: Shqiptarët janë të çmendur pas futbollit
Hapoel Be’er Sheva do të përballet nesër me Laçin (17:30) për ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Europës.
Zëvendësambasadorja e Izraelit, Liora Peleg, ka takuar futbollistët dhe stafin e ekipit Hapoel Be’er Sheva, përpara se ata kryenin stërvitjen njohëse në Laç.
“Është një kënaqësi e madhe të takohem me izraelitë këtu dhe veçanërisht me ju. Shqiptarët janë të çmendur pas futbollit. Ata janë tifozë të mëdhenj dhe kanë dashuri të madhe për këtë lojë. Unë jam e lumtur që jam këtu dhe ju uroj sukses nesër”, citohet zëvendësambasadorja Peleg nga faqja zyrtare e Hapoel Be’er Sheva.
Hapoel Be’er Sheva do të përballet nesër me Laçin (17:30) për ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Europës.