Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: BESA, kodi shqiptar i nderit që shpëtoi hebrenjtë
David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, e vlerëson jashtëzakonisht shumë rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.
David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, e vlerëson jashtëzakonisht shumë rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.
Z. Harris shkruan në Twitter.
“Përmend një shtet të pushtuar nga Nazistët Gjermanë në të cilin jetonin 200 hebrenj para Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 2000 pas përfundimit të luftës.
Vendi? Shqipëria ??.
Arsyeja? Tradita shqiptare e BESA, një kod nderi që mbrojti të gjithë hebrenjtë që gjetën strehim këtu.
Ne kujtojmë.
Përshëndetje nga Tirana.
Name a country occupied by Nazi Germany where 200 Jews lived before WW2 & an est. 2000 at war’s end.
The country? Albania ??.
The reason? Albania’s tradition of BESA, a venerable code of honor that protected all Jews who found refuge there.
We remember.
Regards from Tirana. pic.twitter.com/AMC7oCzxtx
— David Harris (@DavidHarrisAJC) July 11, 2019
Sot, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris. Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri.