Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pret American Jewish Committee: Diaspora izraelite model për Shqipërinë
Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua sot me një grup përfaqësuesish të organizatës American Jewish Committee (AJC) Gjatë takimit u bisedua për shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve.

Ministri Majko e njohu delegacionin me kornizën e plotë ligjore të hartuar për Diasporën shqiptare si dhe tematikat më të shpeshta që hasen ne komunitetin shqiptar në botë.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i AJC, z. David Harris tha se është e rëndësishme që të dyja palët të shkëmbejnë përvojat me Diasporën, pasi Diaspora izraelite është një nga më të mëdhatë në botë, ka modele të mira që mund të aplikohen në Shqipëri por nga ana tjetër edhe gabime nga të cilat mund të mësohet.