American Jewish Committee viziton Muzeun Historik Kombëtar: Vlerësim për historinë e popullit shqiptar
Komiteti Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee-AJC) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris, viziton Muzeun Historik Kombëtar. Delegacioni u prit nga drejtori i Muzeut Historik, Dr. Dorian Koçi.
Komiteti Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee-AJC) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris, në kuadër të vizitës së tyre bërë në Tiranë, vizitoi (dje) edhe ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Delegacioni u prit nga drejtori i Muzeut Historik, Dr. Dorian Koçi.
Ai zhvilloi një guidë nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Z. Harris u shpreh entuziast për vizitën e tij në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot, duke falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe duke shprehur mirënjohje për popullin shqiptar në mbrojtjen ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.