Më 20 korrik, Netanyahu vendos rekordin si kryeministri më jetëgjatë i Izraelit

Numri i përgjithshëm aktual i ditëve në detyrë të Benjamin Netanyahut, përfshirë ditën e sotme, është 4,870. Të premten ai pritet të përputhet me rekordin e Ben-Gurionit – 4875 ditë – dhe të shtunën “Bibi” do ta thyejë atë.


Kryeministri Benjamin Netanjahu është gati të shkruajë historinë në fund të javës së ardhshme, duke u bërë kryeministri më i jetëgjatë në historinë e Izraelit.

Ai do të kapërcejë të premten, më 20 korrik, kryeministrin e parë të vendit, David Ben Gurion.

Ben Gurioni udhëhoqi Izraelin për një total prej 4,875 ditësh – rreth 13 vjet e gjysmë – nga 14 maji 1948 deri më 26 janar 1954 dhe përsëri nga 3 nëntori 1955 deri më 26 qershor 1963.

Netanyahu ishte kryeministër midis 18 qershorit 1996 dhe 6 korrikut 1999, dhe gjithashtu ka qenë kryeministër radhazi që nga data 31 mars 2009.

Numri i tij i përgjithshëm i ditëve në detyrë, përfshirë të dielën, është 4,870. Të premten ai pritet të përputhet me rekordin e Ben-Gurionit – 4875 ditë dhe të shtunën ai do ta thyejë atë.

Netanjahu është kreu i tretë më i gjatë në pushtet midis vendeve të OECD-së, pas Rexhep Tajip Erdogan (megjithëse ka ndryshuar sistemin e regjimit për të zgjeruar sundimin e tij) dhe Angela Merkel të Gjermanisë.

Nëse merren në konsideratë krerët e fundit të vendeve të OECD-së që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore konsiderohen, Netanjahu renditet i 16-ti, sipas statistikave të Institutit të Demokracisë të Izraelit.

Midis të gjithë udhëheqësve aktualisht në shërbim të kombeve – demokratike dhe jodemokratike – Netanjahu është numri 35.

Netanjahu aktualisht udhëheq një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e 17 shtatorit, pasi nuk ka arritur të formojë një koalicion pas votimit të Knesset të 9 prillit.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit