
Ambasadori Canaj pret drejtuesit e TransBiodisel, izraelitët synojnë investime në Durrës
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, zevendëpresident për biznesin &CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer. Kompania izraelite ka një eksperience të thelluar ne teknologjinë “green”. Drejtuesit e “TransBiodiesel” me operatorët e sektorit shqiptar në Durrës, AIDA-n dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim në selinë e ambasadës me Dr. A.Tafesh, zevendëpresident për biznesin &CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer.
Sipas ambasadës shqiptare, kompania TransBioDiesel LTD/Israel, përcolli interesimin e saj për investime në Shqipëri te teknologjise se tyre inovative “TransBiodiesel” e cila merret me prodhimin e biodiesel nga plehu i kafshëve, dhjami i bagëtive si dhe mbetjet e ujërave në masa të reale të tregtueshme.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Kompania në fjalë ka një eksperience të thelluar ne teknologjinë “green”, është vlerësuar nga Komisioni Evropian si inovatore dhe ka kapacitetet për te investuar në fushën e energjisë së riciklueshme, sidomos ne vendet ku kjo teknologji mungon ose është në hapat e parë. Fokusi i saj është për të investuar ne zonën e Durrësit ku operojnë bizneset në ketë sektor”, shkruan në njoftimin e saj ambasada shqiptare në Izrael.
Drejtuesit e “TransBiodiesel” po koordinojnë vizitën e tyre të parashikuar në fund të muajit shtator me operatorët e sektorit shqiptar në Durrës, AIDA-n dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.