
Netanyahu zyrtarisht hyn në historinë izraelite si kryeministri më jetëgjatë në shërbim
Që prej të shtunës, kryeministri 69-vjeçar ka shërbyer si udhëheqës i vendit për një total prej 4.876 ditësh, duke tejkaluar “atin themelues” David Ben-Gurion

Kryeministri Benjamin Netanyahu zyrtarisht e tejkaloi “atin themelues” të Shtetit të Izraelit, David Ben-Gurion, si kryeministri më jetë gjatë të Izraelit, të shtunën, duke pasur një listë të pasur të sukseseve diplomatike dhe ekonomike, me udhëheqjen e krahut të djathtë.
69-vjeçari Netanyahu ka qenë kryeministri i Izraelit për një total prej 4,876 ditësh, mbi 13 vjet, sipas një llogaritjeje nga instituti i Institutit të Demokracisë të Izraelit (Israel Democracy Institute).
