Dy ambasadorë për një qëllim: Forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Izrael
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati një takim kortezie me ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, Z. Noah Gal Gendler.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati një takim kortezie me ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Z. Noah Gal Gendler.
Në fokusin e takimit ishte fuqizimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit.
“Ambasadori Canaj me Ambasadorin e Izraelit të porsaemëruar në Shqipëri, Noah Gal Gendler, duke vlerësuar marrëdhëniet intensive të dy vendeve dhe duke i uruar atij një karrierë plotësisht të përkushtuar në promovimin e marrëdhënieve politike, rritjen ekonomike dhe miqësinë midis Shtetit të Izraelit dhe Shqipërisë”, shkruhet në një publikim të ambasadës shqiptare në rrjetin social Twitter.
Ambassador Canaj with newly appointed ?? Ambassador to ??Noah Gal Gendler, praising both countries intensive relations and wishing him a fully dedicated career in promoting political relations, economic growth and friendship between the State of Israel and Albania. pic.twitter.com/2wHK7cHHiP
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) September 2, 2019
Ambasadori Gendler shprehu kënaqësinë që do të shërbejë si titullar i Izraelit në Shqipëri, vend të cilin e njeh dhe e ka vizituar tre herë në vitet 2013-2014, ku shërbente si ZëvendësPresidenti i Kompanisë më të madhe izraelite të menaxhimit të ujrave, Mecorot.
Diplomati Noah Gal Gendler pason në detyrë Boaz Rodkin (2015-2019), duke qenë i treti ambasador rezident i Izraelit në Shqipëri, duke përfshirë edhe David Cohen (2012-2015). Noah Gal Gendler, së fundi ishte kreu i diplomacisë izraelite në Kenia.
Shqipëria e ka njohur zyrtarisht Shtetin e Izraelit, më 16 prill 1949, Më, 19 gusht 1991, dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.