Në prag të Rosh Hashanah – Vitit të Ri Hebraik, popullsia e Izraelit arrin në 9 milionë
Popullsia u rrit me 2.1 për qind nga pragu i Rosh Hashanah i vitit të kaluar, kur ajo ishte në 8.42 milionë.
Në Izrael jetojnë mbi 9 milionë njerëz, thotë Byroja Qendrore e Statistikave (BQS) në prag të Vitit të Ri Hebraik, që festohet më 30 shtator.
Popullsia e Izraelit aktualisht është 9.092 milionë banorë dhe do të arrijë në 10 milionë deri në vitin 2024, sipas BQS.
Popullsia u rrit me 2.1 për qind nga pragu i Rosh Hashanah i vitit të kaluar, kur ajo ishte në 8.42 milionë.
BQS thotë se 74.2% e popullsisë është hebraike, 21% arabe dhe 4.8% të tjera.
196,000 foshnja kanë lindur në Izrael vitin e kaluar, 50,000 njerëz vdiqën dhe 38,000 u shtuan në listat e popullsisë përmes imigracionit, 35,000 prej tyre emigrantë të rinj.