Rosh Hashana, Rabinati i Shqipërisë dhe Besa&Shalom urojnë Vitin e Ri Hebraik
Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, në emër të Rabinatit të Shqipërisë dhe shoqatës “Besa&Shalom”, me rastin e Vitit të Ri Hebraik – Rosh Hashana – u dërgon urimet më të mira gjithsecilit.
Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, në emër të Rabinatit të Shqipërisë dhe shoqatës “Besa&Shalom”, me rastin e Vitit të Ri Hebraik – Rosh Hashana – u dërgon urimet më të mira gjithsecilit.
“Rosh Hashana është përvjetori i implantimit të një shpirti më të lartë te ne njerëzit. Judaizmi e shikon Rosh Hashana si Vitin e Ri i të gjithë Njerëzimit.
Çdo vit ne jemi në introspektivë të asaj që kemi bërë dhe i kushtohemi vetes për të përmirësuar të asaj që duhet të ishim.
Rabinati i Shqipërisë dhe Besa&Shalom dërgojnë bekimet e tyre për të gjithë.
Le të kontribuojmë të gjithë ne me një hap të vogël dhe që na afron me kopshtin e fshehtë, Kopshtin e Edenit”, shkruan në mesazhin e tij, Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman.