
Aktivitet në SHBA, historia midis Hebrenjve dhe Shqiptarëve në Kosovë
Të pranishëm do të jenë edhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Njork, Teuta Sahatqija, Vasfije Krasniqi Goodman, dhe diplomatja Ines Demiri.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit organizon së bashku me Qendrën Ackerman Dallas për Studime mbi Holokaustin (Dallas’s Ackerman Center for Holocaust Studies) në Universitetin e Teksasit një diskutim rreth historisë midis Hebrenjve dhe Shqiptarëve në Kosovë.
Të pranishëm do të jenë edhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Njork, Teuta Sahatqija, Vasfije Krasniqi Goodman, dhe diplomatja Ines Demiri.
Eventi organizohet ditën e enjte, 3 tetor, në orën 7 pasdite.