Shqiptari që shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit do të nderohet në Poloni

Grupi organizator thotë se dëshmitë si ato të 93-vjeçarit Xhemal Veseli “na bashkojnë si Hebrenj dhe Myslimanë”

Xhemal Veseli, majtas, me Jonny Daniels ne Tirane, Shqiperi, ne tetor 2019.

Nga CNAAN LIPHSHIZ

JTA – Një burrë mysliman nga Shqipëria që shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit do të marrë pjesë në një aktivitet në Poloni, ku do të nderohen shpëtimtarët nga e gjithë Evropa.

Xhemal Veseli, 93 vjeç, i cili është në mesin e një grusht shpëtimtarësh myslimanë të gjallë sot, do të udhëtojë në Varshavë me ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, familja e të cilit gjithashtu shpëtoi hebrenjtë nga Holokausti. Ata do të marrin pjesë në Varshavë një event të titulluar “Një mbrëmje për të Drejtët” më 14 nëntor.

“Në botën e qartësisht të fragmentuar dhe agresive në të cilën jetojmë sot, feja shpesh na ndan”, tha organizatori, Jonny Daniels i grupit përkujtimor “From the Depths” (Nga Thellësia). Por dëshmitarë si Xhemali, shtoi Daniels, “na bashkojnë si Hebrenj dhe Myslimanë”.

Përveç Shqipërisë, në këtë aktivitet do të marrin pjesë shpëtimtarë nga Polonia dhe Bjellorusia si dhe zyrtarë nga Izraeli, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara.

Xhemal Veseli dhe vëllai i tij i ndjerë, Hamidi, shpëtuan dy familje hebreje nga forcat okupuese italiane në 1943. Xhemal, asokohe 17 vjeç, eci më këmbë me hebrenjtë e moshuar për 36 orë drejt shtëpisë së tij, sipas memorialit dhe muzeut të Yad Vashem të Holokaustit në Izrael. Yad Vashem i njohu vëllezërit si “Të Drejtë midis Kombeve” në 2004.

Derita Veseli, gruaja e Xhemalit, tha se familja e saj shpëtoi gjithashtu hebrenjtë në Shqipëri.

“From the Depths” është zotuar të mbulojë shpenzimet e mjekimit të saj për sytë, Eylea, për pjesën tjetër të jetës së saj. Kushton rreth 10,000 dollarë në vit.

Shqipëria ishte ndër një grusht i vendeve të pushtuara nga nazistët, pakicat hebraike të së cilës u rritën gjatë Holokaustit. Shumica e 2,000 hebrenjve që jetonin në Shqipëri pas Holokaustit ishin refugjatë nga vendet fqinje.

Marre nga The Times of Israel

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit