Ekspertë izraelitë në Korçë, projekt ambicioz në fushën e Teknologjisë së Informacionit
Ekspertë izraelitë nga Think Creative vizituan bashkinë e Korçës, për të diskutuar mbi një plan ambicioz në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Ekspertë izraelitë nga Think Creative vizituan bashkinë e Korçës, për të diskutuar mbi një plan ambicioz në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Duke informuar mbi këtë takim, deputeti i PS-së për qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se “edhe pse është i vështirë dhe sfidues, projekti është tërësisht i mundur”.
“Korça do t’ia dalë. Si një rajon me mbi 250 mijë banorë, shumë burime por mbi të gjitha me shumë pasion dhe motivim”, tha ai.
Ekspertët izraelitë do të ofrojnë mbështetjen e tyre për projektin e madh të TIK. Një plan konkret veprimi për 4 vitet në vazhdim do të hartohet dhe zbatohet në Korçë, së bashku me partnerë dhe donatorë të tjerë në fushën e TIK, si një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen. /ATSH/