Bet Israel Kosova në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për Paqen”
Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra, merr pjesë me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për Paqen”, që po zhvillohet në Tiranë (18-19 nëntor 2019).
Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Në emër të komunitetit Hebre foli Kryerabini Yoel Kaplan, përfaqësues zyrtar i Këshillit Rabinik për Ballkanin. I pranishëm ishte edhe Ambasadori amerikan për liritë fetare. Samuel Brownback, ku konferencës i dha karakter të fuqishëm ndërkombëtar për liritë fetare.