Albion Bikliqi: Çfarë krenarie kur “From the Depths” nderoi në Poloni shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë!

Shoqata “From the Depths”, e themeluar nga Jonny Daniels, organizoi në Varshavë eventin “Një Mbrëmje për të Drejtët” (“An Evening For The Righteous”), që u kushtohej shpëtuesve të hebrenjve gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore, midis tyre edhe Xhemal Veselit. Gjatë eventit u përmend emri “Shqipëri” dhe “Kosovë” disa herë. E ftuar speciale nga Kosova ishte këngëtarja Vesa Smolica.


Nga Albion Bikliqi

Pjesëmarrja ime në eventin “Një Mbrëmje për të Drejtët” (“An Evening For The Righteous”), të zhvilluar në  Poloni dhe që i kushtohej shpëtuesve të hebrenjve gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore, të organizuar nga shoqata “From the Depths” (“Nga Thellësitë), ishte surprizë për mua, pasiqë unë vetëm se kisha prenotuar shkuarjen time në Varshavë, ku isha i ftuar nga Ministria e Ndërmarrësisë dhe Teknologjisë dhe Odës Ekonomike të E-komercit në Poloni.

Arsyeja e pjesmarrjes ishte konferenca e organizuar për Digital Policy, ku do informohesha për mënyrën dhe qasjen në tregtinë elektronike të BE-së dhe si të mbrohen të dhënat digjitale gjatë bërjes së tregëtisë online.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Oda ekonomike Evropiane dhe odat nga secili shtet Evropian, Ministri të vendeve anëtarë të BE-së dhe unë CEO i kompanisë TRINIA LLC dhe Isak Fejza CEO, kompania FIDOLA sh.p.k nga Kosova. Ishim të vetmit nga rajoni jashtë kufinjëve Evropianë.

Para se të nisesha për Varshavë për herën e dytë gjatë 30 ditëve të fundit shpreha dëshirën te Flori, një nga përfaqësuesit më të njohur të komunitetit hebre në Kosovë, të takoja përfaqësuesit e komunitetit Hebre në Varshavë, duke ditur historinë e dhimbshme të tyre gjatë luftës së dytë, ku kishte pasur shumë viktima, doja ta takoja këtë komunitet në Poloni.

Flori më bëri një surprizë të bukur: kishte përgatitur për mua pjesëmarrjen në një aktivitet shumë domethënës, të organizuar nga Jonny Daniels, themeluesi i “From the Depths”, event për t’i nderuar heronjtë e heshtur (‘Righteous Among the Nations’), të cilët kishin ndihmuar dhe shpëtuar jetë të Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. U gëzova shumë që do merrja pjesë në këtë event shumë të rëndësishëm.

Në mbrëmjen e 14 nëntorit 2019 shkuam unë dhe Isaku në eventin e organizuar dhe takuam shumë njerëz të mirë dhe të vullnetit të mirë.

Për të festuar 100-vjetorin e lindjes së Jozef Walaszczyk, polakut i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e 54 hebrenjve, shoqata bashkoi dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët.

Gjatë eventit u përmend emri “Shqipëri” dhe “Kosovë” disa herë, kjo për arsye se paraardhësit tanë ndihmuan shumë në mbrojtjen e jetëve të herbejve gjatë luftës së dytë botërore.

U shfaq një video-intervistë e bërë nga Jonny Daniels me Z. Xhemal Veseli, shqiptarin mysliman, i cili ndihmoj në shpëtimin e jetës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Z. Xhemal Veseli, sot 93 vjeç, ndër të tjera në intervistë tha: “Ne shqiptarët kemi traditën e ruajtjes së paqës, nderimin, respektimin dhe mbrojtjen e mysafirit dhe kemi Besën të cilën po ia dham dikuj nuk e thejmë, nëse kjo do të thotë edhe me mbrojtë me jetë”.

Gjatë eventit, e ftuar speciale prej Kosovës ishte Vesa Smolica, e cila prezantoi para publikut me këngën e parë në gjuhën shqipe dhe të dytën në gjuhën angleze, e ndieja vehten shumë mirë, i nderuar dhe  krenar.

Unë personalisht jam rritur në një frymë ku prindërit e mi e posaçërisht babai im më ka këshilluar gjithnjë se në botë ekzistojnë njerëzit e mirë dhe keqbërësit dhe se, populli hebre është përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore vetëm sepse ishin të mirë dhe më të mençur dhe dikujt i ka penguar kjo.

Jonny më takoi edhe me babain e tij, një njeri i kompletuar, i butë në bisedë dhe shumë i qartë. Mezi pres ta takoj përsëri të vazhdojmë bisedën aty ku mbetëm.

Një thënie nga Simon Sinek

“Jeta nuk është bukur nga gjërat që shohim apo bëjmë. Jeta është e bukur nga njerëzit që takojmë”

Albion Bikliqi
Ekspert i Sigurisë Kibernetike
CEO, Co-Founder në TRINIA LLC

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit