
Verifikimi i pallateve/ Inxhinierët shqiptarë dhe ekspertët izraelitë në terren
Televizioni Top Channel iu bashkua një grupi inspektimi të inxhinierëve shqiptarë dhe izraelitë në disa pallate që janë konsideruar të pabanueshëm

Tashmë që lëkundjet sizmike janë minimizuar, është koha e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet e dëmtimit, apo edhe shembjes totale të banesave në Durrës.
Top Channel iu bashkua një grupi inspektimi të inxhinierëve shqiptarë dhe izraelitë në disa pallate që janë konsideruar të pabanueshëm. por disa të tjerë pavarësisht dëmtimit, marrin OK për konstruksionin.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Mbetet ndërkohë aktual debati nëse shkalla e shkatërrimit është prej tërmetit apo cilësisë së ndërtimeve.
Ndërsa grupet mikse të inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj vazhdojnë inspektimet e godinave, dhjetëra banorë të Durrësit mbeten ende me sytë drejt pallateve të dëmtuar, me dilemën nëse mund të hyjnë në shtëpitë e tyre apo jo.