Ekspertët izraelitë certifikojnë shkollat në Durrës dhe bëjnë “shqiponjën”
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollat ‘Bajram Curri’ dhe ‘Abedin Dino’
Në zonat e prekura nga tërmeti vazhdon intensivisht vlerësimi i banesave nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, të ardhur nga disa shtete të Europës dhe më gjerë.
Ndër ekipet e specializuara që kanë ardhur në vendin tonë për vlerësim banesash janë edhe ato izraelite.
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollën ‘Bajram Curri’ dhe shkollën ‘Abedin Dino’.
Pas ekspertimit, ata kanë konfirmuar se shkollat janë në rregull për të vijuar procesin normal mësimor.
Në fund, pas punës së kryer në këto shkolla, ekipi izraelit ka bërë me duar edhe shqiponjën, simbolin tonë kombëtar.