Inspektimi i pallateve të dëmtuara, ministri Çuçi në terren me ekspertët nga Izraeli

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit.


Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit. Shumë prej objekteve, sipas këtyre inxhinierëve nuk kanë probleme nga ana strukturore, por vetëm dëmtim të mureve të cilat janë plotësisht të riparueshme.

“Këtu jemi në rastet kur nga vëzhgimi i inxhinierëve është konstatuar se objekti nuk është i rrezikshëm, por nevojiten ndërhyrje riparuese në mure, të cilat duhet të realizojë firma ndërtuese që ka bërë pallatin. Edhe sipas porosisë që dha Kryeministri, duhet kontaktuar firma ndërtuese përmes zyrës së urbanistikës në bashki, në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e domosdoshme. Gjëja më e rëndësishme këtu është fakti që pallati nuk ka probleme nga ana strukturore, por vetëm tek muret”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai theksoi se ka një mobilizim shumë të madh për të përfunduar në kohë procesin e vlerësimit të objekteve, prandaj janë shtuar grupet e përbashkëta të ekspertëve.

“Ajo që është e rëndësishme është se nuk duhet të gënjehemi nga pamja e jashtme e objektit, pasi mund të ketë probleme të brendshme, ashtu sikundër nuk duhet të trembemi nga pamjet e jashtme me dëmtime të mëdha, të cilat mund të jenë vetëm në mure dhe jo strukturore”, tha ministri Çuçi.

Sipas inxhinierëve izraelitë që janë në vendin tonë situata post-tërmet është plotësisht nën kontroll dhe e menaxhuar mirë.

“Unë kam qenë në shumë vende ku ka pasur fatkeqësi natyrore si Haiti, Filipine, Meksikë, Brazil, Nepal etj. Mendoj se këtu situata është nën kontroll. Janë marrë shumë vendime të mira. Grupet e përbashkëta të ekspertëve të vlerësimit është një nga idetë më të mira sepse ne ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë. Çdo gjë është nën kontroll dhe e sigurt”, tha Golani, një prej ekspertëve nga Izraeli.

Burimi: BalkanWeb

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit