Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta: Ekipi izraelit na ndihmoi dhe na mësoi shumë!
Presidenti i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Presidenti i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Me një shënim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thekson se, ekipi nga Izraeli ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira.
Postimi i Metës
“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????”-shkruan Meta.