
Netanyahu: Nëse Hezbollah guxon të sulmojë Izraelin do të paguajë një çmim të rëndë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu referua një deklarate të kohëve të fundit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islame, Major-Gen. Murteza Qurbani se Irani do të “shkatërrojë Tel Avivin nga Libani”.

Hezbollah do të bënte mirë të mos guxonte të sulmonte Izraelin ose do ta paguante rëndë, paralajmëroi Kryeministri Benjamin Netanyahu në fjalën hapëse në mbledhjen e kabinetit sot, shkruan “The Jerusalem Post”.
“Nëse Hezbollah guxon të sulmojë Izraelin, organizata dhe vendi i Libanit, i cili lejon sulme kundër nesh nga territori i tij, do të paguajë një çmim të rëndë,” tha ai.
Kryeministri iu referua një deklarate të kohëve të fundit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islame, Major-Gen. Murteza Qurbani se Irani do të “shkatërrojë Tel Avivin nga Libani”.
“Ai ekspozoi një të vërtetë të thjeshtë,” tha Netanyahu. “Hezbollah është thjesht krahu ekzekutiv i Iranit nga Libani, kundër Izraelit.”