Grupi hebre do t’i ndërtojë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti shqiptarit që shpëtoi Hebrenjtë

“The Times of Israel”: Shtëpia e Muhamet Biçakut, 83 vjeç, u shkatërrua gjatë fatkeqësisë së 26 nëntorit që mori jetën e të paktën 51 personave në kombin ballkanik. Gjatë Holokaustit, babai i Biçakut, Mefaili dhe vëllai i madh, Njaziu, strehuan rreth 20 familje hebreje

Jonny Daniels, i treti nga e majta, me familjen Biçaku, ne shtepin e tyre ne Durres, Shqiperi. (Foto: Jonny Daniels)

Nga CNAAN LIPHSHIZ

JTA – Një burri mysliman shqiptar, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti, do t’i rindërtohet ajo nga një grup përkujtimor i Holokaustit për nder të shpëtimit të Hebrenjve nga babai i tij.

Shtëpia e Muhamet Biçakut, 83 vjeç, u shkatërrua gjatë fatkeqësisë së 26 nëntorit që mori jetën e të paktën 51 personave në kombin ballkanik. Gjatë Holokaustit, babai i Biçakut, Mefaili dhe vëllai i madh, Njaziu, strehuan rreth 20 familje hebreje nga forcat okupuese italiane dhe gjermane në Qarrishte, një fshat që ndodhet rreth 50 milje në lindje të kryeqytetit Tiranë.

“From the Depths”, një organizatë me qendër në Poloni që përqendrohet në festimin e veprimeve të shpëtimtarëve të Hebrenjve, ka mbledhur 10,000 dollarë për të rikthyer shtëpinë, shkroi themeluesi i grupit, Jonny Daniels, në një deklaratë të mërkurën, pasi vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një misioni humanitar pas tërmeti. Kostoja totale do të jetë 45,000 dollarë dhe mbledhja e fondeve po vazhdon, tha ai.

Muhamet Bicaku, i cili ishte 5 vjeç kur babai i tij filloi të strehojë refugjatë hebrenj, tani po jeton në kushte të mbushura me njerëz në një shtëpi të një prej fëmijëve të tij në Durrës, 20 milje në perëndim të Tiranës.

Në vitin 2007, ai mori në emër të familjes së tij medaljen “Kurajo për Kujdesin” (Courage to Care) nga Anti-Defamation League (medalje që u jepet atyre që strehuan dhe shpëtuan hebrenj). Babai dhe vëllai i tij u njohën në vitin 1996 nga Izraeli si “Të Drejtë midis Kombeve”, titulli i vendit për jo-hebrenjtë që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

“Ata i ofruan popullit tonë nevojat më themelore të nevojave njerëzore, strehim, në periudhat e tyre të vështira, duke shpëtuar jetën e tyre,” shkroi Daniels. “Duhet të jetë e qartë për ne sot që të mblidhemi dhe ta kthejmë atë favor.”

Burimi: The Times of Israel

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit