Ceremonia e Hanukkah në Shqipëri, jehonë të madhe në mediat hebraike
Faqja zyrtare e Chabad në Shtetet e Bashkuara, e cila i kushtohet judaizmit dhe lëvizjes të hebrenjve hasidikë ortodoksë në mbarë botën, i bëri jehonë ceremonisë së festës Hanukkah të organizuar në Shqipëri.
Faqja zyrtare e Chabad (chabad.info) në Shtetet e Bashkuara, e cila i kushtohet judaizmit dhe lëvizjes të hebrenjve hasidikë ortodoksë në mbarë botën, i bëri jehonë ceremonisë së festës Hanukkah të organizuar në Shqipëri.
“Një ngjarje e pashembullt në vendin mysliman të Shqipërisë. Në qendër të kryeqytetit Tiranë, një Menorah e madhe u vendos para Shtëpisë së Presidentit, nga Rabbi Joel Kaplan, kryerabini i vendit.
Ngjarja kryesore iu kushtua nderimit të ushtarëve të IDF dhe familjeve që erdhën për të ndihmuar pas tërmetit që goditi Shqipërinë një muaj më parë.
Ngjarja u ndoq nga hebrenjtë shqiptarë krahas shumë deputetëve dhe vendasve që erdhën për të falënderuar popullin hebre për mbështetjen e tyre dhe për të qëndruar përkrah Shqipërisë.
Për të respektuar ceremoninë e ndezjes së qiririt ishin Këshilltari i Presidentit, Ministri i Infrastrukturës dhe Ministri i Turizmit.
Koloneli Golan Wach, i cili drejtoi delegacionin izraelit, dha një mesazh të drejtpërdrejtë nga selia e njësisë së shpëtimit në Izrael.
Ngjarja u ndoq gjerësisht nga media dhe ka shkaktuar shenjtërim të madh të Zotit”, shkruan Chabad.info në gjuhën hebraike, që ka publikuar edhe foto nga ceremonia.