Bashkia e Tiranës shtron darkë për Krishtlindje, i pranishëm edhe ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler

Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, i cili u përshendet ngrohtësisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj.


Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës shtroi një darkë festive me përfaqësues të klerit dhe personalitete të larta të qytetit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, i cili u përshendet ngrohtësisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Krishtlindjet janë një moment reflektimi për këdo, ndërsa theksoi se Tirana ia arriti që të ringrihet shpejt pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Shpresoj që kjo Krishtlindje të jetë një moment i madh reflektimi. Qytetet nuk dallohen nga sa shpejt apo sa shpesh rrëzohen. Në Tiranë u rrëzuam disa herë këtë vit, patëm dy tërmete, një përmbytje, ndoshta edhe kriza të tjera. Por, qytetet dhe komunitetet vlerësohen nga sa shpejt ngrihen. Unë do të doja që Tirana mos të jetë qyteti që njihet për fatkeqësitë që e kanë goditur, por sesa shpejt është ngritur përballë këtyre vështirësive. Tirana u ngrit shpejt nga tërmeti, por më e rëndësishme është që tërmeti psikologjik, ekonomik, social, mos pasojnë tërmetin fizik. Nëse të parën nuk e kishim në dorë, këtë të dytën e këmi vetë në dorë, për t’u ngritur bashkë si motra, si vëllezër, si njerëz që ndajnë një gjuhë, si njerëz që ndajnë një besim tek ky vend, tek ky qytet”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranës do të ofrojë në të gjitha mensat e saj sociale ndihmë për njerëzit në nevojë. “Ne si Bashki e Tiranës, ashtu siç kemi bërë çdo vit me mensat tona sociale, duke çuar pako për fëmijët, duke ndihmuar atë që është me ndihmë ekonomike, ose të moshuar të vetmuar, do jemi prezentë edhe këtë vit. Kur mendoj sa mijëra fëmijë mbushën kutitë bosh të këpucëve me gjëra që ata do të donin t’ua dhuronin nëse do ishin ata marrësit e kësaj dhurate, më mbushi me lumturi të jashtëzakonshme. Ndaj, edhe sot tek fëmijët e Tiranës shoh një shpresë të madhe për këtë qytet”, theksoi ai. Veliaj shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tone, si dhe për këdo që i është përgjigjur thirrjes duke shërbyer ndaj njerëzve.

“Disa janë thirrur të shërbejnë në punët e këtij qyteti, disa janë thirrur të shërbejnë nëpër ambasada, apo në punët e shteteve të tjera të akredituara në Tiranë, disa janë thirrur të shërbejnë si mësues, disa të shërbejnë si edukatorë, disa të tjerë shërbejnë në emergjencat civile, disa me uniformën e një zjarrfikësi apo të një mjeku të ndihmës së parë; por, cilado qoftë thirrja jonë për të shërbyer, shpresoj që ta bëjmë këtë me dinjitet dhe integritet. Ndaj duhet të kemi një moment për të reflektuar pak për frymën e Krishtlindjes, edhe për mënyrën sesi secili prej nesh nën këtë thirrje mund të shërbejë”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se Tirana është një qytet solidar dhe që investon tek një shoqëri më e drejtë. “Shpresoj që qyteti ynë të jetë një qytet që investon në këto talente, në solidaritet, investon pasionin, zemrën, dijen në një shoqëri, që është më e drejtë dhe më e barabartë. Një shoqëri që është më e hapur ndaj dikujt që mendon ndryshe, beson ndryshe, vishet ndryshe, flet ndryshe, apo që e ka ngjyrën e lëkurës ndryshe”, u shpreh kryebashkiaku.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit