Edmond Jabès – poeti dhe shkrimtari i misticizmit hebraik – Shqipëroi Melsen Kafilaj

Edmond Jabès, poet francez me origjinë egjiptiano-hebraike. Një zë kryesor në poezinë franceze të Pas-Luftës. Vepra e tij poetike është një amalgamë midis dialogut, aforizmave, fragmenteve, poezisë dhe këngës. Megjithëse ateist në kredon e vet, shkrimet e tij i referohen shpesh Kabala-së dhe Misticizmit Hebraik.


Edmond Jabès, poet francez me origjinë egjiptiano-hebraike. Si njëri prej anëtarëve të komunitetit hebre në Egjipt, gjatë Krizës së Kanalit të Suezit në vitin 1956 u detyrua forcërisht të emigronte në Francë. Në vitin 1972 fiton Cmimin e Kritikës, në vitin 1986 i akordohet titulli Oficer i Legjionit të Nderit ndërsa në vitin 1987 merr Cmimin Kombëtar për Poezinë. Një zë kryesor në poezinë franceze të Pas-Luftës. Megjithëse ateist në kredon e vet, shkrimet e tij i referohen shpesh Kabala-së dhe Misticizmit Hebraik.

EDMOND JABÈS (1912-1991)

Poet francez me origjinë egjiptiane. Si njëri prej anëtarëve të komunitetit hebre në Egjipt, gjatë Krizës së Kanalit të Suezit në vitin 1956 u detyrua forcërisht të emigronte në Francë. Ai u akomodua në Paris ku ndoqi për disa kohë aktivitetet artistike të Rrethit Surealist, edhe pse nuk qe një anëtar formal i këtij grupi. Ai bëhet qytetar francez në vitin 1967 dhe po në këtë i jepet privilegji të jetë një prej katër shkrimtarëve francez (së bashku me Camus, Sartre dhe Levi-Strauss) që të prezantoj veprat e veta në Ekspozitën Botërore në Montreal.Në vitin 1972 fiton Cmimin e Kritikës, në vitin 1986 i akordohet titulli Oficer i Legjionit të Nderit ndërsa në vitin 1987 merr Cmimin Kombëtar për Poezinë. Një zë kryesor në poezinë franceze të Pas-Luftës, Jabès mbetet i vështirë për tu kategorizuar si shkrimtar. Vepra e tij poetike është një amalgamë midis dialogut, aforizmave, fragmenteve, poezisë dhe këngës. Shumë prej veprave të tij poetike fokusohen tek libri si një vend tek i cili ide të tilla si ajo e Eksodit, Zotit dhe Vetes rroken përmes pyetjes dhe jehonës. Megjithëse ateist në kredon e vet, shkrimet e tij i referohen shpesh Kabala-së dhe Misticizmit Hebraik. Disa prej veprave të tij më të përmëndura janë “Libri i Pyetjeve” (1976-84), “Libri i Dialogut”(1987) dhe “Libri i Shëmbëllimeve” (1990)

       

  1. “Pasqyra dhe Shalli”

         “Ne do të vazhdojmë  të  mbledhim imazhe dhe imazhet e imazheve deri në  fund;

deri sa  të  prekim zbrazëtinë. Mbi këtë gjë do të  dakortësohemi të  gjithë.”

(Rabini Karasso)

Mardohai Simhon pretendonte se shalli i mëndafshtë që mbante hedhur rrotull qafës  ishte një  pasqyrë .

“Vështroni,” thoshte ai, “koka më është ndarë  prej trupit  nga një  shall. Kush guxon të  ma  fal jetën nëse unë  i them se eci me një  pasqyrë  të  bërë  nyjë  poshtë  mjekrrës sime?

“Shalli reflekton një  fytyrë  dhe ti  mendon se ajo është  prej mishi…”

“Nata është  kjo pasqyrë . Dita- shalli. Hëna dhe Dielli, tiparet e reflektuara.Por fytyrën time të  vërtetë  vëllezër, ku e humba vallë ?”

Në  vdekjen e tij, një  shenjë  e madhe ju zbulua në  qafë .

Kuptimi i kësaj anekdode u diskutua prej rabinëve.

Rabini Alfander, si më  i vjetri prej tyre në  autoritetin e vet foli i pari. “Një  pasqyrë  e dyfishtë ,” tha ai, “na ndan prej Zotit kështu që  Zoti sheh Vetveten ndërsa përpiqet që  të  na shoh neve dhe ne teksa përpiqemi për të  parë Atë  shohim veçse fytyrën tonë .”

“A nuk është dukja asgjë  më  tepër veçse reflektimet e hedhura para e pas prej një  morie pasqyrash?” pyeti Rabini Efraim. “Ju padyshim jeni duke aluduar për shpirtin Rabi Alfander, në  të  cilin ne shohim vetveten të  pasqyruar. Por trupi është  vendqëndrimi i shpirtit po ashtu si mali është  shtrati i përroit. Trupi e ka thyer pasqyrën.”

“Përroi,” vazhdoi Rabini Alfander, “flë  në  kulm. Endërra e përroit është  prej uji, ashtu siç është  edhe vet përroi. Ai rrjedh për ne. Endërrat tona na zgjatojnë.

“A nuk e mbani mënd këtë frazë të  Rabinit Alsem: ‘Ne jetojmë  jashtë  ëndërrës së  krijimit, e cila është dhe ëndërra e Zotit. Në  mbrëmje ëndërrat tona struken posi harabelët nëpër foletë  e tyre.’

“Dhe a nuk shkruan Rabini Hames: ‘Zogjtë e natës, ëndërrat e mia zbulojnë ëndërrën e jashtëzakonshme të universit të  fjetur.'”

“A janë ëndërrat ligjërimi i kthjellët midis faqeve të një  blloku të  kristaltë ?” vazhdoi Rabini Efraim. “Bota është prej qelqi. Ti e kupton këtë  nga shkëlqyeshmëria e saj, qoftë  kjo natën apo ditën.”

“Toka shndërrohet në  një  pasqyrë . Toka shndërrohet në  një  shall,” iu gjegj Rabini Alfander.

“Në  shallin e një  aristokrati  me një  shënjë  të  keqe “- pohoi Rabini Efraim.

 

“Fjalët qëndrojnë  brënda Frymës, posi toka brënda Kohës.”

( Rabini Mares)

Dhe Jukel shtoi:

“Tufa e Hebreut Endacak[1] e përmban tokën dhe shumë  më  tepër sesa një yll.”

“Cdo gjë  që përmban diçka, është  në  vetvete një  përmbajtje e diçkaje tjetër,”- iu gjegj Rabini Mawas.

Historia që  tregova më  lart dhe komentarët që  ajo frymëzoi do të  rregjistrohen në  Librin e Syrit. Shkalla na nxit përtej Vetvetes.Këtu qëndron dhe rëndësia e saj. Po në një boshllëk, ku e mbështesim shkallën?

“Zoti është  skalitur.”

(Rabini Mojal)

 

[1] Shënim: Hebreu Endacak- një legjendë anti-semite kristiane e shek.XIII-të, e cila bën fjalë për një qënie mitike të pavdekëshme sipas të cilës ai u mallkua të endet përjetësisht në tokë deri në Ardhjen e Dytë të Mesias, pasi ofendoj Krishtin gjatë rrugës së mundimshme të mbartjes së kryqit të këtij të fundit deri në Golgotha.

  1. “ Para-Dialog, II ”

…ky interval i papeshë midis vdekjes dhe të vdekurit.

Dikush nuk mundet ta pranoj a refuzojë,

O vdekje, zbrazëti, ajër, diell.

“Un-i” është mrekullia e “Ti-së.”

“Kjo rrjedh nga një logjikë e sigurt,” tha ai: ‘Un-i’ për të modeluar ‘Ti-në,’ dhe ‘Ti’ për të justifikuar ‘Un-in,’ dhe ‘Ai’ për humbjen.”

Nuk ka një të tashme. Ekziston veçse e shkuara, përndjekur nga e ardhmja dhe e ardhmja e torturuar nga e shkuara.

E tashmja është koha e shkrimit- të dyja të  fiksuara dhe të prera nga një jashtëkohësi e mbushur me jetën.

(Tani që gjithëçka qëndron e heshtur brënda meje, a do mundem vallë unë,

që kurrë s’kam ditur  të flas me veten , të jem ende i aftë të flas ?

Tani që thuajse as vetveten nuk mundem më ta dëgjoj. Pikërisht në këtë

‘thuajse’ do ti pushoj fjalët e mia ose ato që kokëfortësisht

kërkojnë të mbeten ende fjalë—megjithëse ato janë të shurdhëra

ndaj thirrjes së botës dhe të marr gjithë përgjegjësinë për to.

Duke shprehur Asgjënë, ato do të më shprehin më mirë.)

Për dhimbjen, të harrosh është një ishull lulesh.

Aroma e ëmbël e zbrazëtisë.

Një krah i mrekullueshëm

që shpaloset në fushën e parëndësishme të gjërave.

Nata nuk gjen ngushëllim tek nata por tek ylli bujar në krejt shkëlqimin e tij.

Të tjerat: veç një trill.

 

        

  1. “ Tek Porta e Librit ”

Nënvizoje faqen e parë të librit me një shënjues të kuq.

Sepse në fillimin e vet plaga është e padukshme.

( Rabini Alcé )

“Cfarë po ndodh pas kësaj porte ?”

“Një libër po loton gjethet e veta.”

“Cila është historia e librit?”

“Të bëhesh i vetëdijshëm për klithmën.”

“I pashë rabinët të hynin.”

“Janë lexues të privilegjuar. –

Ata hyjnë në grupe të vegjël për të na dhënë komentet e tyre.”

“A e kanë lexuar librin?”

“Ata janë ende duke e lexuar.”

“A u ndodhën aty për kënaqësinë e tij ?”

“Ata e parapanë librin.Ata janë përgatitur të takohen me të.”

“A i njohin shënjat ?”

“Ata njohin martirët tanë.”

“Ku është vendosur libri?”

“Në libër.”

“Kush je ti?”

“Unë jam rojtari i shtëpisë.”

“Prej nga vjen?”

“Unë jam Endacak.”

“A është Jukel miku yt ?”

“Unë jam si Jukel-i.”

“Cila është hisja jote?”

“Të hap librin.”

“A je ti brënda librit?”

“Vendi im është tek pragu.”

“Cfarë ke provuar të mësosh?”

“Ngadonjëherë ndalem në rrugën e burimeve dhe vë në dyshim shënjat,

botën e paraardhësve të mi.”

“Unë shqyrtoj fjalët e rigjetura.”

“Netët dhe mëngjeset e rrokjeve të cilat janë të miat, po.”

“Mëndja jote po endet.”

“Kam qënë duke u endur për 2000 vjet.”

“Unë kam telashe nëse ju ndjek.”

“Unë po ashtu jam përpjekur shpesh të dorëzohem.”

“A kemi një rrëfenjë këtu ?”

“Historia ime është rrëfyer me dhjetra herë.”

“Cila është historia jote?”

“E jona, për aq sa mungon.”

“Nuk të kuptoj.”

“E folura më torturon.”

“Ku gjëndesh ti?”

“Në atë çka them.”

“Cila është e vërteta jote ?”

“Ajo çka më shqyen përbrënda.”

“Po shpëtimi yt ?”

 

“Të harroj atë çka thashë.”

“A mund të hyj? Po bëhet natë.”

“Në çdo fjalë digjet një fitil.”

“A mund të hyj ? Po bëhet terr rreth shpirtit tim.”

“Eshtë terr rreth meje gjithashtu.”

“Cfarë mund të bësh për mua?”

“Hisja e fatit është brënda teje.”

“Të shkruarit për hir të të shkruarit nuk bën gjë tjetër veçse tregon përbuzje.”

“Njeriu është një nyje dhe një vend i shkruar.”

“Unë urrej çka është thënë  në një vend që kam lënë pas.”

“Ti tregëton në të ardhmen, e cila është menjëherë e përkthyeshme. Ajo që mbetet pas je thjesht ti pa ty.”

“Ti po më kundërvë me vetveten. Si mund ta fitoj ndonjëherë këtë luftë?”

“Humbja është çmimi për të cilën është rënë dakort.”

“Ti je një hebre dhe flet si i tillë.”

“Të katër gërmat JUDE të cilat formojnë origjinën time janë katër gishtat e tu. Ti mund ta përdorësh gishtin e madh të dorës për të më shtypur.”

“Ti je një hebre dhe flet si i tillë.Por unë jam i akullt. Eshtë terr. Lërmë të hyj brënda.”

“Ka një llampë në tavolinën time. Dhe shtëpia gjëndet në libër.”

“Kështu që unë do të jetoj në shtëpi pavarsisht të gjithave.”

“Ti do ta ndjekësh librin, çdo faqe e të cilit është një hon ku krahu shkëlqen me emrin.”

 

 

  1. “ Perdet e tërhequra ”

“Apatia e fjalëve ku Zoti flet. Një terr që ndjen të mirën.

Perdet tërhiqen. Mbi linjat e faqeve të errëta

vazhdojnë rrudha dhe ëndërra, hapësira midis.”

(Rabini Rissel)

1

“Shpresa: faqja pasardhëse. Mos e mbyll librin.”

“I kam kthyer të gjitha faqet e librit pa e gjetur shpresën.”

“Ndoshta shpresa është vet libri.”

2

“Në dialogjet e mi nuk ka përgjigje. Por ndonjëherë një pyetje

është mishi i një përgjigjeje.

“Destinacioni im i mbushur me kristale.”

(Rabini Librad)

Dhe Jukel tha:

“Nëse një përgjigje do të ishte e mundur

vdekja nuk do të udhëtonte përgjatë jetës,

jeta nuk do të kishte nje hije. Dhe universi do të  ishte dritë.

“Kontradikta është klithma e një shpirti, tërhequr dhe ndarë  më katërsh  nga çasti.

A nuk shkruan dhe Rabini Sedra: ‘Ja ku është gruri për arën tënde: një kokërr për jetën,    një kokërr për vdekjen. Kokërriza e jetës do të ta mbajë gjallë vdekjen,

kokërriza e vdekjes do të ta ushqejë jetën.'”

 

“Vdekja do të marr më të mirën nga unë gjithësesi.

Zoti mund të më ndih veçse në zbrazëti.”

(Rabini Zeilein)

 

© Shqipëroi: Melsen Kafilaj

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit