
Terra, kompania e inteligjencës artificiale që parashikoi fituesin presidencial në Kroaci
Blerim Gjeladini dhe kompania e tij, Terra, operon në treg prej dy vitesh në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave online, me konsulencë ndërkombëtare, përfshirë dhe atë izraelite. Terra ka ndërtuar softin e saj, ku analizon një numër të madh indikatorësh dhe referencash, për të dalë në përfundime të logjikës grafike, për të përpunuar dhe realizuar prognoza të sakta.

Fushatat zgjedhore – parlamentare apo lokale në Shqipëri apo kudo në botë – gjithmonë e më shumë janë vendosur në fokusin jo vetëm të partive apo kandidatëve garues, por edhe nën vëzhgimin virtual dhe analitik të algoritmeve të inteligjencës artificiale, apo “machine learning”, ku analizohen një set kompleks indikatorësh me sfond të shumanshëm.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Pikërisht, këtë ka bërë kompania “Terra” me qendër në Tiranë, e drejtuar nga Blerim Gjeladini.
Në treg prej dy vitesh në operimin, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave online, me konsulencë ndërkombëtare, përfshirë dhe atë izraelite, Terra ka ndërtuar softin e saj, ku analizon një numër të madh indikatorësh dhe referencash, për të dalë në përfundime të logjikës grafike, për të përpunuar dhe realizuar prognoza të sakta të parashikimit të zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe presidenciale, brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Rezultatet e fundit për zgjedhjet presidenciale të së dielës në Kroaci, rezultuan të sakta në analizim e të dhënave dhe përpunimin e tyre, duke parashikuar me saktësi rezultatin e zgjedhjes së Presidentit kroat Zoran Milanovic.
Duke përdorur algoritmin e vete, përmes inteligjencës kompjuterik, duke shfrytëzuar faktorë historikë dhe socialë, të dhëna të shumta nga mediumet dhe institutet të ndryshme kroate, dhe duke i përpunuar ato, Terra parashikoi rezultatin të ngjashëm me atë të exit-poll për Presidentin e ri, i cili mundi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kandidaten Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka qenë presidente e deritanishme.
Po ashtu kompania Terra ka parashikuar me saktësi edhe zgjedhjet që u mbajtën në Turqi, ato lokale duke e nxjerrë Ekrem Imamoglu fitues në Stamboll, qytetin më të madh dhe më të rëndësishëm turk.
ketu eshte rezultati
Teknologjia që përdor Terra Kompani është “Machine Learnin” dhe “Artificial Intelligence”, duke u bërë kështu një kompani e besueshme në parashikimet e rezultateve zgjedhore.
Ajo prej kohësh është e kontraktuar nga institucione apo parti të ndryshme, për të bërë analiza dhe sondazhe për përdorim të brendshëm.