40 presidentë përkujtojnë Holokaustin. Edhe Meta i ftuar
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.
Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit shfarosës të Aushvicit, 40 presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shtëpive mbretërore nga Europa, Amerika e Veriut dhe Australia do të marrin pjesë në edicionin e pestë të Forumit Botëror mbi Holokaustin të organizuar nga muzeu ”Yad vaShem” në Jeruzalem me temë ”Kujtoni Holokaustin, luftoni antisemitizmin”.
Në mesin e atyre që kanë konfirmuar praninë ndodhen figura të spikatura të shteteve si presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti francez, Emmanuel Macron, princi Charles, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.
Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i drejtuar nga presidenti Dr. Moshe Kantor, në bashkëpunim me Yad Vashem dhe nën kujdesin e Presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.