Protestuesit iranianë nuk pranojnë të shkelin mbi flamujt e SHBA-ve dhe Izraelit – Video
Studentët nga Teherani shmangnin të ecurit mbi flamujt e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur në rrugën para tyre. Protestuesit thërrisnin: ‘Armiku ynë është në Iran dhe jo në Amerikë’.
Ndërsa protestat antiqeveritare përfshinë Iranin pas rrëzimit të një avioni ukrainas, studentët nga Teherani shmangnin të ecurit mbi flamuj e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur në rrugën para tyre, shkruan “The Jerusalem Post“.
Videot e qarkulluara në mediat sociale treguan se studentët iranianë po ndaheshin teksa u afroheshin flamujve të mëdhenj, duke ndjerë dhimbje dhe shmangnin me vetëdije shkeljen e tyre. Disa njerëz që ecnin mbi flamuj u përballën me thirrje “Turp për ty” nga protestuesit në atë zonë.
Disa raportime mediatike, thanë se protestuesit pranë flamujve brohorisnin: “Armiku ynë është në Iran, jo në Amerikë”.
Hillel Neuer, drejtori ekzekutiv i OJQ-së UN Watch, shkroi në Twitter “këta studentë të guximshëm iranianë që refuzojnë të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit përfaqësojnë shpresën për një Lindje të Mesme më të mirë”.
Protestat u përhapën në Teheran dhe në shumë qytete të tjera iraniane pasi trupat e Rojeve Revolucionare Iraniane (IRGC) morën përgjegjësinë të shtunën për rrëzimin e një aeroplani civil të Ukrainës të mërkurën, duke vrarë të gjithë në bord.
Dear @EU_eeas @JosepBorrellF:
These courageous Iranian students who refuse to trample the U.S. & Israeli flags represent the hope for a better Middle East. Engage with and promote them instead of their oppressors, and maybe Iran-backed wars & terror across the region will end. https://t.co/osbjTbTnG2
— Hillel Neuer (@HillelNeuer) January 12, 2020