Forumi Botëror i Holokaustit në Izrael, Meta midis 26 presidentëve dhe 4 mbretërve – Emrat

Njëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit. Lista e plotë e lidereve nga e gjithe bota. Të gjitha detajet.


Kur duhet edhe një javë: 47 mbretër, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe liderë botërorë do të arrijnë në Izrael, të ftuar nga Presidenti Reuben Rivlin, në 23-22 Janar, dhe do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit Aushvicit-Birkenau. “Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin” është motoja e forumit që do të zhvillohet në Yad Vashem. Ministria e Jashtme flet për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të zhvilluar në Izrael, përveç funeraleve të ish-kryeministrit Rabin dhe ish-presidentit Peres.

Hoteli King David, Jerusalem

 

Shumica e drejtuesve pritet të qëndrojnë në Hotel King David. Hoteli, me të gjitha 233 suitat dhe dhomat e tij, do të bëhet një “fortesë” nga 20-24 janar 2020, si dhe rrugët përreth. Një tjetër zonë “problematike” është Zona e Presidencës në lagjen Talbiyeh, ku udhëheqësit priten të takohen me Presidentin e Shtetit, Reuven Rivlin. Në fokus të masave të rrepta do të jenë zona e malit Herzl dhe Yad Vashem, ku do të zhvillohen shumica e aktiviteteve.

Pallati Presidencial, Jerusalem

 

Në forum do të marrin pjesë katër mbretër: ai Spanjës, Felipe VI, Mreti i Holandës, Willem Alexander, Mbreti i Belgjikës Philip dhe Duka i Madh i Luksemburgut, i cili konsiderohet si një mbret. Për më tepër, do të jenë dy regjentë mbretërorë: princi britanik Charles dhe princi i kurorës së Norvegjisë, Haakon Magnus.

Muzeu i Holokaustit Yad Vashem, Jerusalem

 

Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic. Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.

LISTA E PLOTË

PRESIDENTË DHE ZV.PRESIDENTË
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen
Presidenti i Greqisw, Prokopis Pavlopoulos
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabr- Kitaroviç,
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor
Presidenja e Sllovakisë, Zuzana Čaputová
Presidenti i Hungarisë, János Áder
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa
Presidenti i Maqedonisë Stevo Perndarovski
Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian
Presidenti i Islandës, Guoni Th. Jóhannesson
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

GUVERNATORË TË PËRGJITHSHËM
Guvernatori i Australisë, David Hurley
Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, Julie Fayette

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel
Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

SHTËPI MBRETËRORE
Duka i Madh i Luksemburgut, Andrew
Mbreti i Holandës, Willem Alexander
Mbreti i Belgjikës, Philip
Mbreti i Spanjës, Felipe VI
Charles, Princi i Uellsit dhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Bashkuar,
Princi i Norvegjisë, Haakon Magnus.

KRYEMINISTRAT
Kryeministri i Suedisë, Stefan Luffen
Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish
Kryeministri i Monakos, Serge Telle

TË TJERË
Selia e Shenjtë (Vatikani) – Kurt Koch
Parlamenti Letonez
Kryetari i Parlamentit të Bjellorusisë
Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit