Rektori Artan Nimani në Izrael, marrëveshje midis universiteteve izraelite dhe të Gjakovës
Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ të Gjakovës, Artan Nimani, do të udhëtojë për në Izrael, me ftesë të këtij shteti. Gjatë kësaj vizite pritet që arrihen marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Gjakovës dhe Bar-Ilan University (TBC), Tel Aviv University dhe Givat Haviva international College.
Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ të Gjakovës, Artan Nimani, do të udhëtojë për në Izrael, me ftesë të këtij shteti.
Nimani nga data 18-21 janar do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në Izrael si dhe do t’i nënshkruajë tri marrëveshje me universitetet më serioze të këtij shteti. Këto marrëveshje janë mundësuar nga nënkryetari i Izraelit, Hilik Bar.
Po gjatë kësaj vizite rektori Nimani do të pritet edhe në Knesset në Departamentin për Zhvillim të Arsimit. Gjatë kësaj vizite pritet që arrihen marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Gjakovës dhe Bar-Ilan University (TBC), Tel Aviv University dhe Givat Haviva international College.
Ndërsa në Uashington rektori Nimani është ftuar nga presidenti i Këshillit të Akreditimit të Arsimit të LARTË të ShBA-së, ku do të zhvillohet konferenca vjetore nga data 27-29 janar me praninë e autoriteteve qendrore të ShBA-së dhe mbi 350 përfaqësuesve të IAL në botë.
Burimi: Epoka e Re