Shërbimi inteligjent “Shin Bet”: Izraeli neutralizoi 560 sulme terroriste në vitin 2019
Shefi i Shin Bet, Nadav Argaman, thotë se Izraeli neutralizoi dhjetë sulme vetëvrasëse me bomba, katër komplote rrëmbimi dhe më shumë se 300 sulme me armë. Shin Bet është shërbimi inteligjent izraelit që merret me çështjet brenda Izraelit, ndryshe nga Mossad, që veprimtarinë e tij e ka kryesisht jashtë vendit.
Shefi i Shin Bet, Nadav Argaman, thotë se Izraeli neutralizoi më shumë se 560 sulme terroriste “të rëndësishme” përgjatë vitit 2019.
Duke folur në një ceremoni dhënie çmimesh të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Argaman thotë se sulmet që u parandaluan përfshijnë dhjetë sulme vetëvrasëse me bomba, katër komplote rrëmbimi dhe më shumë se 300 sulme me armë, përfshirë sulme të llojeve të tjera.
Shin Bet është shërbimi inteligjent izraelit që merret me çështjet brenda Izraelit, ndryshe nga Mossad, që veprimtarinë e tij e ka kryesisht jashtë vendit.