Derrigal dhuron fonde për tërmetin, do të menaxhohen nga ekspertë izraelitë
Kompania e njohur DERRIGAL sh.p.k – me qendër në Durrës bëri një dhurim të rëndësishëm për Rabinatin e Shqipërisë për përpjekjet e përbashkëta të ndihmës që po bashkërendon dhe merr pjesë nën drejtimin e autoriteteve drejtuese të Izraelit.
Kompania e njohur DERRIGAL sh.p.k – me qendër në Durrës bëri një dhurim të rëndësishëm për Rabinatin e Shqipërisë, për përpjekjet e përbashkëta të ndihmës që po bashkërendon dhe merr pjesë nën drejtimin e autoriteteve drejtuese të Izraelit.
Ishte një realizim i një premtimi shumë të sinqertë të pronarit të saj, Hon. LUIGINO GIACOMETTI, një nga industrialistët kryesorë italianë i bërë menjëherë pas tërmetit për ekspertët izraelitë të ndihmës.
Kompania e saj kryesore, Maspica SpA, me qendren e saj kerkimore ultramoderne, aftësitë e projektimit dhe inovacionit, përvojën e saj të jashtëzakonshme, pasionin dhe inteligjencen e kanë bërë markën Sixton një simbol të cilësisë dhe aftësisë së shërbimit. Ajo përfaqëson më të mirën e asaj që industria italiane mund të ofrojë. Edhe forcat e armatosura izraelite po përdorin këpucët e Maspica SpA.
Përgjegjësia e saj sociale është unike edhe në Shqipëri. Menjëherë pas tërmetit, DERRIGAL u ofroi punëtorëve të saj në Durrës nje ndihmë financiare te konsiderueshme, përveç përfitimeve të tjera.